Aktori i humorit Florian Binaj, një nga protestuesit më aktivë në radhët e figurave publike që i janë bashkuar protestës kundër rritjes së çmimeve, ka postuar në facebook një foto nga tubimi i sotëm i mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

 

“Shumë qytetarë erdhën, më shumë do të vijnë! Zemra mal!”, shkruan Binaj krahas videos së postuar.

 

Nga pamjet shihen qytetarë të shumtë të cilët nga bulevardi përballë kryeministrisë mbajnë ndezur flashin e telefonave të tyre duke i dhënë “ngjyra” protestës së tyre.

Kujtojmë se protesta kundër rritjes së çmimeve shënoi ditën e tretë të mbajtjes së saj në tiranë, ndërkohë që nesër pritet një marshim nga sheshi Skënderbej drejt kryeministrisë në orën 11:00.

 

 

 

 

By kristal