Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka referuar materialet në organin e akuzës, ndërsa hetimet po ndiqen nga sektori i të miturve në prokurori.

Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha kontaktet që kanë pasur të miturat ditët e fundit si dhe iu është kërkuar kompanive celulare që t’iu vihen në dispozicion tabulatet telefonike.

Familjaret e 16-vjeçareve të zhdukura me 1 janar, nuk kanë dyshime tek ndonjë person që mund të këtë rrëmbyer vajzat.

Vajzat u larguan mëngjesin e 1 janarit nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën. Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje dhe mëngjesin e 2 janarit kanë bërë kallëzimin në komisariat.

Sipas verifikimeve të kryera deri më tani nga Policia, rezulton se për herë të fundit vajzat janë parë në ‘Qytet Studenti’.

By kristal