Ruajtja dhe promovimi i identitetit kulturor arbëror midis komunitetit arbëresh në Itali, ishte kryefjala e Festivalit të Pulias të organizuar në qendrën historike të San Marzano di San Giuseppe (Taranto), Itali. Muzika, letërsia dhe shfaqjet artistike mberthyen me emocione të pranishmit, të cilët shijuan shfaqjen mbi një nga ritualët më të vjetra arbëreshe rreth martesës dhe të drejtuar nga Alfredo Traversa “Vej kurore”, të shoqëruar me muzikë të “Katundi në zembra” dhe me kostume nga shoqata “Rrënjët te tona-Grupe Arbreshë Shën Marcani”.

By admin