Me foshnjën e porsalindur pret bashkëshortin/ Intervista që emocionoi rrjetin

Shqiperia ka mirëpritur një pjesë të komunitetit Iranian në ketu në kuadër të përmirësimit të jetës së tyre. Mund të themi që në pikëpamje sociale ky komunitet është mirëintegruar në shoqerinë tonë, duke u përfshirë në sektorin profesional ne shume mundesi punesimi ku ky komunitet punon me te drejta te plota si cdo qytetar ne Republiken e shqiperise.

Sipas nje konvente dhe nje statuti ligjor miratuar nga gjykata eshte formuar institucioni Asila i cili suporton kete shoqeri te huaj ne vendin tone.

Kete sqarim na i ka realizuar vet perkthyesja e kesaj shoqate qe eshte e mirenjohur dhe ne deklaratat e shtypit, e quajtur Erisa Idrizi e cila eshte pjese e kesaj interviste drejtuar nga gazetari Aldo Sulollari ne hapesiren e tij televizive ne Albanian Television me vendndodhje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Aldo Sulollari nje personalitet i njohur i medias ne shqiperi dhe i njohur dhe si aktivist i te drejtave te njeriut  i ka ofruar nje suport te madh shume problematikave sociale ku eshte munduar te investigoje dhe shume situata per te cilat eshte mundur te ofroje drejtesi me ane te medias.

Të pyetur nga gazetari  në lidhje me sfidat e historisë së tyre te dashurisë dhe cilat janë konkretisht ato, vajzat shprehen se dhe ne kemi emigruar për një jetë më të mirë diku, dhe nuk ka asgjë të keqe.

Njëra prej tyre me krenari është shprehur se sot shijon dhe frytin e tyre të parë të dashurisë që është lindja e një fëmije me babain me nacionalitet nga Irani. Vështirësia e tyre, ka qenë vetëm periudha pa takuar partnerët e tyre, në një afat të gjatë në procesin e rinovimit të lejeve të qëndrimit.

Ato shprehen se ndihen te lumtura pranë partnerëve të tyre dhe thonë se të dashurosh është bekim.

“Irani në shqipëri është i paragjykuar për shkak të problemeve të një minorance që mund të ketë shkaktuar disa veprime jo shume të këndshme, por dhe shqiptarët kanë emigruar në një shtet tjetër për një jetë më të mirë, të tillë janë dhe ata këtu dhe janë suportuar nga një shoqate private e cila njihet si “Asila”