Muaji shkurt ka hyrë i frikshëm në aspektin e shifrave nga koronavirusi, infektimeve dhe fataliteteve. Sot u shënuan 13 humbje jete dhe 1130 raste të reja, që janë rekord nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, raporton Abcnews.al.

Por më shumë se shifrat e sotme, shqetësim mbetet trendi, pasi se që nga fillimi i muajit shkurt shifrat cdo ditë kanë shënuar rritje, rekord pas rekordi. Rritja e numrit të testimeve ka zbuluar më shumë të prekur nga COVID-19. Por jo vetëm kaq, edhe të shtruarit në spitale kanë shënuar rritje të fortë, teksa janë shtuar edhe moshat e reja.

Mjekët e kishin paralajmëruar një rritje të infektimeve si pasojë e grumbullimeve në fundvit, por festat tashmë i kanë lënë vendin fushatës elektorale, që është një kambanë më e fortë alarmi për atë që mund të pësojmë nga fakti që pjesa dërrmuese e partive i kanë injoruar rregullat duke vendosur partinë përpara jetës.

Muaji shkurt
1 shkurt-2960 testime, 498 të shëruar, 865 raste të reja dhe 13 humbje jete
2 shkurt-3856 testime, 455 të shëruar, 942 raste të reja dhe 5 humbje jete
3 shkurt-3849 testime, 581 të shëruar, 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete
4 shkurt-3974 testime, 585 të shëruar, 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete
5 shkurt-4270 testime, 676 të shëruar, 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete
6 shkurt-4539 testime, 656 të shëruar, 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete

By kristal