Gjykata e Tiranes zhvilloi diten e sotme seancen per caktimin e masave ndaj tri infemiereve dhe sanitares se arrestuar me akuzen e korrupsionit ne Sanatorium, ne bashkepunim me Tire Alldervishin.

Sanitarja Rukije Hoxhaj është shprehur se nuk është bashkëpunëtore e Tires. Ajo ka deklaruar para gjyqtares se nuk ka marrë asnjë lekë nga Tirja, por ka punuar me ndershmëri për 37 vite.

“S’jam shoqja e Tires. Nuk më ka dhënë asnjë lekë, kam 37 vite pune me ndërshmëri”, është shprehur Hoxhaj.

Në seancë, Prokurori i çështjes ka deklaruar se ka nisur hetimet edhe për çështjen e futjes së ushqimeve brenda spitalit, në një kohë kur kjo është e ndaluar me ligj.

“Kjo është pjesë e hetimit dhe është detyra jonë që ta ndjekim. S’po përjashtojmë askënd nga përgjegjësia penale. Pse duhet të futen ushqimet në një spital karantinë”, ka thënë Prokurori.

Avokatja e infermieres Sidorela Çeles, Antoneta Sevdari, ka deklaruar ditën e sotme në senacë se, infermierja është e pafajshme dhe se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm.

Prokurori ka deklaruar se Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, kur telefonat ishin të ndaluara.

Sevdari: Po ka korrupsion çështja të kaloj në SPAK. Sepse nëse ka lekë për shërbime falas e korrupsion të shkon dosja në SPAK. Sidorela Çela e ndaluar në mënyre të paligjshme. Ku janë hetimet për doktorët. Pastruesja e paska fajin? Sidorela s’ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Urdhëri i ndalimit s’ka asnje provë.

Prokurori Valikaj: Policia gjyqësore kontaktoi me SPAKU-n dhe SPAK e kaloi tek Tirana. SPAK e njeh këtë dosje. Po të dojë, mund ta marrë direkt se pengojme ne. Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, ku telefonat ishin të ndaluara.

Avokati i Rukije Hoxhajt, Julian Mërtiti: Kush i ndalon telefonat, sanitarja apo drejtori. Përse nuk procedohet adiministrata. Njerëzit u hodhën nga ballkonet dhe vdiqën se nuk flisnin me familjarët.

Gjyqtarja: Cila nga ju infermieret i ka shërbyer znj. Liljana, vajza e të cilës pagoi 800 mijë lekë.

Sidorela: Nuk kam qenë fare!

Sheqeria: Nuk kemi asnjë lidhje se ishte tezja e Tires.

Mira Bushi: Se njoh fare nuk kam shërbyer në atë kat.

Prokuroria ke thekuar se po punohet për rekuperimin e mesazheve.

Gjyqtarja: Të mos kishin bashkëpunim me Tiren, përse i fshinë SMS-të, sapo u arrestua Tirja.

Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 4 të arrestuarat. Sipas prokurorisë ky hetim do të vazhdoj çdo ditë, pasi është një nga dosjet me voluminozë.

Gjyqtarja e çështjes Rexhina Merlika ka pyetur prokuroret sesi mundet Tirja që të bëjë këto.

‘Si mundet Tirja që të bëjë këto prokuror? Tirja e drejton spitalin?!’- është hsprehur gjyqtarja.

Prokuroria: Të ndaluarit kanë fshirë komunikimet dhe sapo të rekuperohen do ti sjellin. 4 celularë janë në policinë shkencore. Nuk kemi vetëm Tiren.

Gjyqtarja: Duhet të edukojmë qytetarët të mos japin para. Këto çdo kush i di mirë. duan lekë të shkojnë në spitale private apo shërbime me lekë. Por jo në spitalin publik. Shteti i ka marrë për sipër këto shërbime dhe 10 lekë të vjeta, do të mbaj përgjegjësi.

Gjyqtarja: Përse duhet fjala kafe brenda spitalit me SMS?/report tv

By kristal