Ana Kauri dhe Sindi Loci gjatë kësaj jave kanë hedhur e kanë pritur thumba për njëra-tjetrën në rrjete sociale. E para ishte Ana ajo që publikoi një pjesë të shkurtër nga emisioni dhe përkrah shkroi: “Nuk i shikon fare Sindi se e ka mendjen të zihet me mua”, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Më pas Sindi i ktheu përgjigje duke i kujtuar faktin që Arbri e akuzoi Anën se i kishte kërkuar që të dilte nga emisioni me të. Këto postime që dy vajzat bënë në rrjete sociale ndezën debat të madh në studio. Sindi tha se ajo i beson akuzat e Arbrit dhe se Ana qëndron në program vetëm për famë, sepse ajo në të vërtetë luan me të gjithë djemtë.

Fjalët e Sindit nuk u pritën mirë nga opinionisti Arjan Konomi, i cili tha se Sindi bie në kontradiktë me fjalët e saj. Gjithashtu ai e akuzoi konkurrenten se ka qëllime tinëzare, sepse rri në prapaskenë me të gjithë djemtë për t’i bërë për vete dhe se madje del në kafene me ta. Sindi tha se ajo ka qenë vajza e vetme që nuk i ka dalë asnjë skandal në “Për’puthen” dhe se gjithmonë gjykohet për veprimet e fjalët e saj nga Arjani. Ajo u shpreh se edhe vajzat e tjera kanë thënë fjalë të ulëta për të, por askush nuk i ka kritikuar, ndërsa sa herë që ajo thotë diçka për to i kthehen kundra. Arjani nuk u tërhoq nga fjalët e tij, duke u shprehur i bindur se Sindi ka qëllime tinëzare. Ndërkohë Ana qëndroi e qetë dhe nuk tha asnjë fjalë gjatë debatit.

By kristal