Një i burgosur shqiptar ka ndërruar jetë këtë pasdite në burgun e Larinos në Itali.

Shqiptari i moshës 60 vjeç, kishte rezultuar pozitiv disa ditë më parë me Covid, Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ndërroi jetë.

Lajmi u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm i sindikatës së Policisë.

“I arrestuari vdiq nga arresti kardiak, por kjo rihap çështjen e sigurisë shëndetësore brenda institucioneve dhe mungesën e vëmendjes që qeveria ka treguar”, tha ai, duke shtuar se shteti italian ka vendosur të administrojë vaksinën AstraZeneca për të paraburgosurit dhe policët”.

By kristal