Mbrëmjen e sotme, një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit, ku ka humbur jetën një 26 vjeçar.

Sipas policisë, i riu udhëtonte me një motor, kur doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Për shkak të plagëve të marra, ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Njoftimi paraprak

Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

By kristal