Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi gjendjen e rrugëve teksa vendi është përfshirë nga moti i keq.

Sipas ARRSH-së, në rajonin verior dhe atë qëndror të vendit rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Po ashtu, edhe në disa zona jugore, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBE?TARE

Reshjet e borës kanë pushuar, por temperaturat janë shumë të ulëta, të cilat kanë favorizuar krijimin e shpejtë të akullit në zona të veçanta pavarësisht kriposjes.
RAJONI VERIOR
Rekomandohem me zinxhirë:
Bicaj -Bushtrice ,K.Domaj -Draje RecKuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë) Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë) Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë)Qafë Mali-Fierzë
Rruget ku po punohet për pastrimin e rrugës:

Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë
Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.
RAJONI QENDROR
Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:
-Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.
Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.
RAJONI JUGOR
Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.
Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.
Kontraktoret jane ne terren per pastrimin e akseve dhe shperndarjen e kripes.
Te gjithe drejtuesit e mjeteve te levizin vetem me goma dimri ose zinxhire, te reduktojne shpejtesine, te respektojne sinjalistik rrugore dhe udhezimet e Policise Rrugore.

 

 

 

By kristal