Mbrëmjen e djeshme,policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, 52 vjeç.
52 vjeçari njihej si një tregtar profesionist dhe u ndalua nga policia gjatë një kontrolli rutinë, ndërsa po drejtonte një furgon.
Gjatë kontrolli ai tregoi nervozizëm të pajustifikuar, një qëndrim që e shtyu policinë të thellojë kontrollet dhe të inspektojë automjetin.
Pas këtij kontrolli të hollësishëm, ata gjetën një pako me kokainë me peshë 1.900 kg, që nga analziat e mëvonshme doli që ishte e një cilësie të lartë.
Pakoja ishte vendosur nën sediljen e pasagjerëve.
Nga sasia e drogës mund të nxirreshin 5,000 doza, për një vlerësim të përgjithshëm vlera prej më shumë se 60,000 euro.
Droga u sekuestrua, ndërsa shtetasi shqiptar u shoqërua për në burg, siç urdhëroi Autoriteti Gjyqësor.