Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve rrugore kombëtare mëngjesin e së hënës, pas një nate reshjesh dëbore, ndricash dhe bllokimesh:

Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.

RAJONI VERIOR
Qarkullohet me zinxhirë: Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

RAJONI QENDROR
Qarkullohet me zinxhirë: Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR
Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dime?rore ose zinxhire? në orët e paradites. Kontraktore?t jane? ne? terren pe?r pastrimin e akseve dhe shpe?rndarjen e kripe?s.

Te? gjithe? drejtuesit e mjeteve te? pajisen me goma dimri ose zinxhire?, te? reduktojne? shpejte?sine?, te? respektojne? sinjalistike?n rrugore dhe udhe?zimet e Policise? Rrugore.

 

By kristal