Dy automjete janë janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan.

Siç bën me dije policia, në garazhin në pronësi të shtetasit? E. H, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

 

By kristal