Vetëm pak minuta më parë, aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, ka treguar se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë.

Eliona ka sjellë në jetë vogëlushen që gjatë gjithë kësaj kohe e ka thërritur me përkëdheli “Pupushe” dhe me siguri duhet të ndihet në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Ajo ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet me të bijën në spital, teksa qëndrojnë të dyja të shtrira pranë njëra-tjetrës. Megjithatë, Eliona ka vendosur që ende të mos na e tregojë portretin e të voglës së saj.

“Më në fund është këtu”- ka shkruar Eliona krahas fotos së ëmbël e cila na i shkriu zemrat.

Më herët, aktorja ka treguar për ndjekësit e saj se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje fare me televizion dhe se madje nuk e ka fare qejf. Madje kjo duhet të jetë dhe një ndër arsyet pse ajo nuk shfaqet publikisht me të. Eliona ka 3 vite e gjysmë në lidhje me partnerin dhe së fundmi janë futur në shtëpi të re, ku do të mirëpresin dhe të voglën.

Ndërkohë, ende nuk dihet ç’emër ka vendosur çifti për bebushen që do të kthehet tashmë në kryefjalën e ditëve të tyre. Mezi po presim ta mësojmë!

By kristal