Kreu i opozitës po zhvillon një tur takimesh përreth Shqipërisë ditën e sotme, ku do ndalet në 9 qytete të ndryshme.

Pak minuta më parë ai ishte në Shijak, nga ku foli për procesin e rindertimit dhe për ata që sipas tij po abuzojnë me fondet e rindërtimit.

Basha i paralajmëroi të gjithë ata që i quan skutha dhe hije që do të ndëshkohen pas 25 prillit me burg.

“Edhe rrebesh shiu të jenë nuk e kanë ndalur entuziazmin e Shijakut të cilët i shoh sot në këtë shesh dhe dua t’i shpreh mirënjohje për shpresën për ndryshimin në 25 prill. Me bereqet është kjo, me bereqet janë këto pika uji që bien në tokën që keni vaditur me djersë këto 8 vite fermerët e shijakut. Dikush që 8 vite më radhë nuk u kujtua një ditë dhe në ditën më të vështirë i braktisi qytetarët. Këtu në Shijak, njësoj si në Durrës është bërë abuzim me fondet e tërmetit. Mesazhi im i parë i drejtohet atyre skuthave dhe hijeve që vërtiten qosheve natën: Nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin, e qytetarëve, fermerëve dhe rinisë së Shijakut. Iu garantoj se pas 25 prillit i pret drejtësia, i pret burgu,” deklaroi Basha.

By kristal