Covid 19, emigracioni dhe rëniet e lindjeve e kanë tkurrur popullsinë në vend dhe e kanë çuar në nivelet më të ulëta që prej vitit 1982.  1 janarin e vitit 2021 Shqipëria rezulton  të këtë 2.829.741 banorë ose  rreth 16 mijë persona më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë.

23.854 persona sipas Institutit të Statistikave u larguan nga  Shqipëria vetëm vitin që lamë pas.

Por ndërkohë  që tkurret  popullsia në vendin tonë vijon dhe plakjen.

Nëse më 1 janar të vitit 2020 mosha mesatare ishte 37.2 vjeç janarin e këtij viti ajo u rrit në 37.6 vjeç.

POPULLISA MË 1 JANAR 2021

 2.829.741 banorë           

Mosha mesatare 37.6 vjeç

Lindën          28075 foshnje

Vdiqën         27605 persona

Emigruan   23.854 persona

By kristal