Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajrore të ftotha nga Europa lindore të cilat do të sjellin temperatura të ulëta në vendin tonë.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jene me rënie të konsiderueshme.

emperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore        -8/3°C
Zona e ulët          -5/12°C
Zona bregdetare  1/12°C

Kosova, e premte 11 mars 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 2 -4°C .

E shtunë data 12 mars 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jene me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore        -10/4°C
Zona e ulët          -4/10°C
Zona bregdetare  -1/11°C/ Sipas RTSH

By kristal