Mbrëmjen e djeshme,policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, 52 vjeç.

52 vjeçari njihej si një tregtar profesionist dhe u ndalua nga policia gjatë një kontrolli rutinë, ndërsa po drejtonte një furgon.

Gjatë kontrolli ai tregoi nervozizëm të pajustifikuar, një qëndrim që e shtyu policinë të thellojë kontrollet dhe të inspektojë automjetin.

Pas këtij kontrolli të hollësishëm, ata gjetën një pako me kokainë me peshë 1.900 kg, që nga analziat e mëvonshme doli që ishte e një cilësie të lartë.

Pakoja ishte vendosur nën sediljen e pasagjerëve.

Nga sasia e drogës mund të nxirreshin 5,000 doza, për një vlerësim të përgjithshëm vlera prej më shumë se 60,000 euro.

Droga u sekuestrua, ndërsa shtetasi shqiptar  u shoqërua për në burg, siç urdhëroi Autoriteti Gjyqësor.

By kristal