Makina e një avokateje, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është djegur mesnatën e kaluar në Tiranë, në zonën e komunës së Parisit,  nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas policisë makina ka marrë flakë për shkak të vajit të kambios së makinës, pasi në vendngjarje s’është gjetur asnjë element që të dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Grupi hetimorë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

By admin