Megjithëse ishim mësuar ta shihnim bjonde, të gjithë u habitëm kur këngëtarja Bebe Rexha u shfaq në Instagram duke lyer vetë flokët e saj në ngjyrë të kuqe.
Super e vendosur për një ndryshim kaq drastik, ajo ndau të gjithë procesin me fansat e saj dhe sigurisht që pozat si kokëkuqe nuk munguan.
Këngëtarja shqiptare duket se e shijoi shumë këtë etapë “të kuqe” të jetës së saj, mirëpo erdhi koha për të bërë sërish ndryshime.
Duket se Bebes i doli përsëri nga qejfi e kuqja dhe iu rikthye ngjyrës së flokëve të cilës i ka qëndruar besnike prej vitesh, bjondes.
Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar se i është kthyer look-ut të mëparshëm, madje ka bërë edhe një tjetër ndryshim.
Ajo nuk i ka rezistuar dot trendit të momentit, balukeve dhe na kënaqi sytë me pamjen e re!
Në rrjete sociale është përhapur së fundmi një lajm që i ka shqetësuar jo pak fansat e Bebe Rexhës. Thuhej se këngëtarja ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës nga droga dhe se ky lajm ishte konfirmuar edhe nga familjarët e saj.