Shumë të rinj po përfshihen në botën e investimit duke tregtuar monedha virtuale. Në Shqipëri madje ekzistojnë edhe biznese, që ndihmojnë “minuesit” siç njihen personat që përdorin pajisje kompjuterike për të krijuar monedha virtuale.
Për këtë proces nevojiten aftësi teknike dhe mirëmbajtje në mënyrë që pajisjet të shfrytëzohen në mënyrën e duhur.
Sipërmarrësi Dorian Kane na shpjegoi se themeloi biznesin e tij inovator “start-up” pas kërkesave të shumta.
Sa i përket investimit Doriani bën thirrje për kujdes, pasi ekzistojnë dhe skema piramidale. Sugjerimi më i mirë sipas tij është të investosh në teknologjinë që qëndron prapa Bitcoin, sesa në çmimet e monedhave.