Brenda një dite në Shqipëri, 12 persona humbën jetën dhe 1152 të tjerë u infektuan me Covid-19

Mbetet ende i lartë numri i viktimave dhe rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend, si pasojë e koronavirusit.

Ditën e sotme, përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se kanë humbur jetën 12 persona, teksa kanë rezultuar pozitivë 1152 qytetarë, brenda një dite të vetme. Autoritetet shëndetësore u bëjnë apel qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, të vendosin maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, të shmangin grumbullimet, të ruajnë distancimin fizik, si dhe të respektojnë karantinën, kur dyshojnë se janë të prekur.

Për të mësuar në mënyrë të detajuar të dhënat e Covid-19 për 24 orët e fundit në Shqipëri, lexoni deklaratën e mëposhtme:

Janë kryer 3994 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1152 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetarë nga Tirana, 1 qyetetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi, kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1152
Të shëruar në 24 orë 740
Të shtruar në spitale 512
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3994

Testime totale 410,393
Raste pozitive 91,987
Raste të shëruara 55,983
Raste Aktive 34,461
Humbje jete 1,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20265
Fier 2980
Durrës 1770
Elbasan 1488
Shkodër 1497
Vlorë 1687
Lezhë 1122
Korçë 1036
Berat 1001
Gjirokastër 799
Kukës 467
Dibër 349