Brazil. Një burrë është arrestuar pasi mbante në shtëpi gruan dhe dy fëmijët e tij të mbyllur për 17 vjet.

Familja mbahej e mbyllur në një shtëpi në lagjen Guaratiba, në perëndim të Rio de Janeiro.

Ndërkohë autoritetet kanë arrestuar bashkëshortin. Sipas mediave, burri i kishte thënë gruas që do të dilte vetëm kur të ishte e vdekur.

Mësohet se ata kishin 23 vite të martuar.

Pasi u shpëtua, gruaja thuhet se u tha autoriteteve se tre anëtarët e burgosur të familjes ndonjëherë  qëndronin pa ushqim për tre ditë dhe se ishin abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Dy fëmijët e rritur ishin të lidhur, dhe të uritur kur u gjetën. Ata janë të moshës 19 dhe 22 vjeç.

Pasi u shpëtuan, të tre u dërguan menjëherë në spital për  shkak të dehidrimit  dhe kequshqyerjes.

By kristal