Humbja e tij është komentuar jashtëzakonisht në media, ku u cilësua nga dy anët e medaljes, edhe e drejtë edhe e padrejtë.
Përtej kësaj as ai nuk e priti mirë këtë rezultat ku edhe veproi në shumë gjëra pas finales.
Ai u bëri “unfollow” motrave Hoxhaj dhe moderatores, Arbana Osmani.
Sot regjisori dhe njëherit bashkëshorti i Arbanës, Eduart Grishaj, tha se nuk njeh ende ndonjë shqiptar që ka pranuar humbjen.
Pas kësaj, edhe producentja e BBV, Lori Hoxha, bëri një postim i cili po konsiderohet si “thumb” ndaj Donaldit.
“Nëse ju ofrohet një vend në një raketë, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira”, shkroi ajo.
Kujtojmë se Donaldi nuk ka marrë pjesë as në xhirimet e post BBV./Lajmi.net/