![](https://kristal-tv.com/wp-content/uploads/2022/08/xalo-bebe.jpg.pagespeed.ic.u01uXKZ2Ts.jpg)
Qindra njerëz janë bërë pjesë e traditës së përvitshme, duke kaluar natën pranë Manastirit të Shën Vlashit, në Durrës. Nata e 14 gushtit dhe dita e sotme shënojnë kremtimin e ditës kur Shën Maria ndërroi jetë. Besimtarët e shumtë orthodhoksë, teksa kanë ndezur qirinj, janë lutur për më shumë fat dhe mbarësi në jetët e tyre. Pas qëndrimit gjatë gjithë natës në Manastirin e Shën Vlashit, sot në mëngjes ata kanë marrë pjesë edhe meshën e shenjtë, që u mbajt me rastin e kësaj të kremte të rëndësishme të kalendarit kishtar orthodhoks.
![](https://kristal-tv.com/wp-content/uploads/2021/02/xvirtual-book-750x375.jpg.pagespeed.ic.Hz9TRU0ogV.jpg)