![](https://kristal-tv.com/wp-content/uploads/2022/08/xalo-bebe.jpg.pagespeed.ic.u01uXKZ2Ts.jpg)
Pamja që plazhi i Durrësit kishte sot paradite nuk ishte ajo e ditëve të zakonshme, të nxehta dhe me diell, të muajit Gusht. Reshjet që ranë duket se nuk do të jenë vetëm kalimtare, pasi ato kanë sjellë edhe uljen e menjëhershme të temperaturave. Në këto kushte, njerëzit që sot kishin zgjedhur të dilnin në bregdeti ishin shumë të paktë, ndërkohë që pjesa më e madhe bëhej gati t’i thoshte lamtumirë plazhit dhe pushimeve.
![](https://kristal-tv.com/wp-content/uploads/2021/02/xvirtual-book-750x375.jpg.pagespeed.ic.Hz9TRU0ogV.jpg)