“The simpsons” u rikthyen sërish në vëmendjen e të gjithëve pasi po flitet se kishin parashikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Pas ngjarjes tragjike, përdoruesit e “Twitter” e krahasuan konfliktin me një episod të vitit 1998 në serialin profetik të quajtur “Simpson Tide”.

Image

Në të, Homeri qëllon aksidentalisht një kapiten nëndetëse në ujërat ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake, duke bërë që një Bashkimi Sovjetik i saporingjallur të vendosë trupa dhe tanke në rrugë dhe të ringjallë menjëherë Murin e Berlinit.

Image

Paralelet shqetësuese u konfirmuan nga prezantuesi i “Simpsons”, Al Jean, i cili shkroi në “Twitter”: “Shumë e trishtueshme të thuash se kjo nuk ishte e vështirë të parashikohej”, shkruan “NewYorkPost”.

 

By kristal