Nuk ka asgjë për t’u trembur, për aq kohë sa jo të gjithë jemi perfektë. Egoizmi ndodhet përbrenda secilit prej nesh, ndërsa disa njerëz thjesht e kanë në doza disi më të larta këtë anë të karakterit. Ndonjëherë, mund të mendoni: e ç’të keqe ka të mendosh për veten para të gjithave?
Epo, për aq kohë sa varemi nga grupe të caktuara njerëzish (si në rreth shoqëror, ashtu dhe në familje), të menduarit vetëm për veten nuk rezulton fort pozitive. Ndodh që duke qenë shumë egoist, të lëndosh edhe ata të cilët i do dhe i vlerëson më shumë, e më e keqja që mund të ndodhë është braktisja nga çdokush që të rrethon. Dhe në fund, kjo nuk është aspak e këndshme…
Si për çdo gjë tjetër, edhe kjo lidhet me ‘fatin e yjeve’, që ka përcaktuar se cilat shenja janë më egoistet nga të tjerat.

DASHI
Kur e kuptoni se çfarë dëshironi, thjesht shkoni për ta marrë. Është diçka pozitive, për aq kohë sa mund ta kontrolloni. Ja që shpesh ndosh që situata t’ju dalë jashtë kontrollit. Natyrisht, mundoheni ta shpjegoni pse copa e fundit e picës e mbetur në kuti ju takon juve dhe askujt tjetër, ndërsa në sytë e të tjerëve mbeteni gjithmonë i etiketuar si…egoist!

DEMI
Edhe pse njiheni si një shenjë plot stabilitet dhe besueshmëri, nevoja për t’u ndjerë të sigurt ju shtyn të mendoni kryesisht për aspektin material (mbi të gjitha!) Shpesh bëheni senstiv, shumë emocional dhe posesivë të tepruar. Doni gjithçka për vete dhe vetëm për vete. Uh, disi problem kjo e fundit…

BINJAKËT
Shquheni për ndjenjën e komoditetit që dhuroni, por nga ana tjetër kjo mund të ndryshojë nga çasti në çast. Si pasojë e taktikave tuaja të pandryshueshme, në sytë e të tjerëve mund të dukeni si sipërfaqësorë dhe pa karakter. Duke u përpjëkur të fitoni terren kudo që shkoni, jeni gati të ndërroni maskat nga çasti në çast, vetëm për të arritur atë që dëshironi, sipas Bordo.al. Epo, miqve të ngushtë që ju rrethojnë, shoesh nuk ju pëlqen kjo situatë!

LUANI
Motoja juaj është ‘çfarë të sheh syri, atë do marrësh’. Karakterizoheni nga guximi për të kaluar çdo pengesë, vetëm e vetëm që të arrini majën. Nuk e mendoni aspak që të ndaleni kur shihni diçka që doni, duke e bërë të qartë për çdokënd tjetër që të vetmit fitimtarë jeni ju dhe vetëm ju! E nëse dikush tjetër e do të njejtën gjë si ju, thjesht uleni ta këshilloni që po bën gabimin më të madh të jetës.

VIRGJËRESHA
Jeni shumë të kujdesshme ndaj detajeve dhe kontrolloni gjithçka që të rezultojë sa më perfekte. Kjo është një anë e mirë e juaja, për aq kohë sa ju siguron përmirësimin në vetvete. Por, do të ishte ideale nëse do të mbetej vetëm në kuadrin tuaj…Jeni të parët që kritikoni, ndërsa kjo nuk funksionon për çdokënd. Mund të tregoheni të ashpër me veten, por të tjerëve nuk ju intereson e njejta gjë. Vetëm se ju nuk do ta bënit një gjë të caktuar në një mënyrë të caktuar, nuk do të thotë që çdokush mendon njësoj si ju. Dhe pikërisht këtu, humbisni shumë pikë…

By admin