Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm një shpërthim eksplozivi ka tronditur qytetin e Fushë Krujës, ku fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Nga informacionet e para mësohet se lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së Fatmir Isufit, për të cilin burime policore bëjnë me dije se është efektiv policie në komisariatin e Kamzës.
Nga informacionet e para mësohet se lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së Fatmir Isufit, për të cilin burime policore bëjnë me dije se është efektiv policie në komisariatin e Kamzës.
Shpërthimi i lëndës plasëse ka ndodhur larg shtëpisë, gje e cila ka sjellë edhe demet materiale të cilat janë të vogla.
Banesa e efektivit të policisë së Komisariatiti të Kamzës ndodhet në dalje të qyteti të Fushë- Krujës.
Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Informacion paraprak.
Më datë 15.12.2017, në Fushë-Krujë ,gjatë natës në oborrin e pronës private 3- katëshe (banesë dhe biznes) të shtetasit Sh. I. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit