Jo kushdo do ta bënte por një adoleshent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vlerësuar për ndershmërinë e tij pasi gjeti në tokë një qese me 135,000 dhe më pas e dorëzoi te autoritetet.

José Nuñez Romaniz, 19 vjeç, kontaktoi menjëherë numrin e emergjencës që pa te një automat i bankës Ëells Fargo në Neë Mexico, pasi kishte gjetur qesen me para të harruar pranë tij.

Por cili ishte shpërblimi për të?

José është shpërblyer me 500 dollarë për arsimin e tij në universitet dhe një biletë sezonale për të ndjekur ndeshjet e skuadrës së Universitetit, Neë Mexico Lobos.

Autoritetet gjithashtu i ofruan të punonte part-time për të paguar kostot e universitetit.

“Në mendjen time nisa të mendoj për prindërit, veçanërisht për nënën, çfarë do të bëja nëse shkoja në shtëpi me ato para dhe nëse niste skandali. Besoj se bëra gjënë e duhur dhe e di se familja ime është krenare”, tha adoleshenti amerikan/noa.al/

By admin