Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari në një postim në Facebook ka rrëfyer një histori të veçantë, lindjen e një foshnje mesnatën midis datave 6 dhe 7 shkurt 1983 në bordin e një katri silurues shqiptare në lundrim në një det me stuhi.

“7 shkurt 1983 – Lindja e një foshnje në bordin e Katrit Silurues KS-512. Datë në historinë e Forcës Detare. Në historinë e Flotës Luftarake Detare, një histori mbi 95-vjeçare, ka shumë ngjarje, aktivitete, akte heroike, veprimtari opereacionale, personazhe, etj. që kanë lënë gjurmën e tyre.  Por, lindja e një foshnje mesnatën midis datave 6 dhe 7 shkurt 1983 në bordin e një katri silurues në lundrim është një nga historitë më të veçanta.

Mesnatën e datës 6 dhe 7 shkurtit 1983 zonja Suzana Peshtanaku (Halilaj), bashkëshortja e oficerit Agron Peshtanaku, me banim në Sazan, duhet të nisej urgjent për në Vlorë.  Suzana ishte shtatzënë dhe priste një foshnje.   Sazani kishte një spital, por jo me kapacitete si maternitet.  Në këtë spital shërbente edhe një mami, zonja Tefta Ago.  Por, Suzana kishte nevoj për asistencë të specializuar mjeksore.  Komanda e Ishullit caktoi Katër Silurues, KS-512, për të transportuar Suzanën drejt maternitetit të Vlorës.

By kristal