Dashi
21 Mars – 19 Prill
Duhet të tregoni shumë kujdes lidhur me problemet që do të shfaqen gjatë kësaj dite. Jeni në pritje të një telefonate, por ndoshta mund t’iu duhet të prisni më gjatë. Do të ndiheni shumë të lodhur gjatë kësaj dite. Kujdes me financat, mos shpenzoni shumë.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Do të ndiheni disi të lodhur. Raportet me të tjerët do të jenë më të vështira dhe problematike se zakonisht, ndaj bëni kujdes. Puna do të ecë më së miri, por mos u dekurajoni nga disa vonesa.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Venusi do të ndihmojë ata që janë vetëm, ndërsa takimet e reja do të jenë mjaft të favorshme. Nëse raporti në çift po përballet me një krizë, tashmë nuk keni më çfarë të bëni. Në punë, duhet të shfrytëzoni çdo situatë, pasi është një moment pozitiv.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Kjo e mërkurë favorizon jashtë mase takimet. Në punë, sfera ekonomike mund të sjellë probleme, ndaj duhet të bëni kujdes.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Do të ndiheni shumë të lodhur, por fatmirësisht nuk do të mungojë rikuperimi. Dikush të cilin e keni përzemër mund t’iu lëndojë dhe zhgënjejë, ndaj bëni kujdes. Në punë, mund të nisë zgjidhja e problemeve.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Kontaktet janë mjaft të favorshme, por jeni të përhumbur në mendime. Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, ku do të keni mundësi që të dashuroheni papritur, ose të jepeni më shumë pas njeriut të zemrës. Parashikohet intensitet emocionesh. Në punë, do të dini si ti zgjidhni vështirësitë.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, nuk duhet të lejoni që t’iu ikë asnjë mundësi, pasi Venusi do të jetë në anën tuaj. Mundohuni që të shmangni debatet dhe problemet. Puna mund t’iu stresojë disi, pasi do të vijojnë pasiguritë.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Dashuria gjatë kësaj dite do të jetë disi e vështirë, por prania e Hënës në shenjë do i bëjë gjërat më të thjeshta. Teksa tentoni që të zgjidhni problemet, duhet të përqendroheni më shumë. Në punë, parashikohen ndryshime, ndaj mos merrni vendime të nxituara.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Mundohuni që të bëni durim dhe të shmangni debatet e kota. Në familje, do të vijojnë problemet. Me ndikimin e kundërt të Venusit, kërkohen ndryshime, në mënyrë që të mos jetoni në pasiguri.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Me njeriun e zemrës, do të ndiheni disi të largët, ndaj bëni durim dhe mos i trazoni ujërat. Ka ardhur momenti për të lënë të lirë fantazinë dhe për të menduar për ide dhe projekte të reja në punë.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri do të bënit mirë që ti shtyni gjërat për më vonë, sidomos nëse duhet të takoheni me dikë. Çlirohuni nga mendimet. Puna ka rinisur, por ju ndiheni shumë të lodhur.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri ka ardhur momenti për të bërë një zgjedhje, ndaj reflektoni mirë. Pritet që për të lindurit e kësaj shenje të ndodhin ndryshime pozitive.

By admin