Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë kësaj dite në Kuçovë.
Një 69 vjeçar mësohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ullishten pas shtëpisë.
Bashkim Harizi u gjet i varur me litar dhe pa shenja jete nga familjarët.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në fshatin Pëllumbas, në Njësinë Administrative Lumas në rrethin e Kuçovës.
Bashkimi Harizi është gjetur i vetëvarur në një nga pemët e ullirit nga familjarët, që kanë njoftuar menjëherë policinë.
Trupi u pajetë i të moshuarit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku edhe do të kryhet ekpertiza mjeko-ligjore.
Mësohet se viktima kishte vite që vuante nga depresioni dhe në trupin e pajetë të tij nuk ka pasur shenja dhune.
69-vjeçari Bashkim Harizi kishte 3 fëmijë dhe sipas familjarëve të tij, ai pinte ilaçe antidepresive prej 4-vjetësh. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë, që janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së kësaj vetëvarjeje.