Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për infermieren e spitalit Infektiv Ronida Hysi, e cila i vodhi para dhe kartën e bankës një prej pacientëve të shtruar.

Hysi tashmë do të jetë nën masën e arrestit të shtëpisë, për shkak se ka një fëmijë të mitur, dhe kjo është parë si arsye për masë lehtësuese nga Gjykata.

Ka qenë prokurorja Arta Marku ajo që ka kërkuar një masë më lehtësuese për Hysin, e cila u pranua më pas nga ana e Gjykatës.

E reja e cila punonte në spitalin Infektiv i njohur si Covid 1, u arrestua 2 dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka grabitur 80 mijë lekë një të infektuari me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavionin ku ajo shërbente.

E reja ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen. Ajo kishte dy muaj që kish filluar punë në spitalin covid, ku më parë punonte në spitalin e Durrësit.

Nga hetimi ka rezultuar se e reja i ka marrë bankat me rradhë, 600 mijë lekë i ka marrë në bankomatin e spitalit. Më pas ka shkuar në një bankomat në autostradë por nuk ka mundur të tërheqë pasi nuk ka pasur para. Përpara gjykatës Hysa ështe shprehur se e ka kryer gjestin për shkak të gjendjes së saj të keqe ekonomike. Ajo është e divorcuar dhe jetonte vetëm me djalin e saj 2-vjeçar

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i  pacientit me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait i kishin vjedhur paratë që  kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.

Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari e paraqiti në emisionin “Stop ku u zbulua dhe skandali i vjedhjes.  Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Sipas pamjeve filmike e reja ka tërhequr nga një bankomat pranë spitalit 3 herë shumat nga 200 mijë lekë.

By kristal