Ish-prefekti i Qarkut Lezhë, Gjokë Jaku, përmes një statusi në rrjete sociale shprehet se brenda 6 ditësh çmimi i karburanteve ka ndryshuar sipas oreksit të kompanive me bekimin e qeverisë, duke kapur nivelin më të lartë.

Jaku thekson se në Shqipëri nafta shitet më shtrenjt se në vendet e tjera edhe pse prodhojmë miliona ton naftë çdo vit. Më tej ai thekson se qeveria po varfëron popullin ndërsa shton se duhet të forcojmë durimin e ‘t’na rrojë “me nder” partia “lidere” që e shplaftë mortja!’

Statusi i Gjokë Jakut
Jemi vend eksperimentesh, po tallen, provokojnë apo “bëja…se të thonë babë”?! Brenda 6 ditësh çmimi i karburanteve ndryshon sipas oreksit të kompanive e me bekimin e qeverisë, duke kap nivelin më të lartë.

Në dy vendet fqinje M. Zi sot çmimi i naftës 1.64 euro, Kosovë 1.67 euro, e ndersa në Shqipëri ku miliona ton naftë nxirren çdo vit nga nëntoka jonë e prej 100 vjetësh, nafta shitet me 245 lek, që i bie më shtrenjtë se në vendet fqinje dhe pse këto vende kanë të ardhura e paga mesatare më të larta se sa ne.

Kësaj i thonë “litarin në fyt” varfëroje popullin tënd, bëje që të ikë që një grusht njerëzish të mbretërojë në parajsën e republikës së oligarkëve e “rilindjes”.

Ti gëzojmë këto kohë pa makina, “këmbët e lehta e faqja e bardhë” thotë populli, të forcojmë durimin e t’na rrojë “me nder” partia “lidere” që e shplaftë mortja!

By kristal