Me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA sot në mbrëmje do të organizohet një koncert në sheshin ‘Skënderbej’.

Kryeministri Edi Tama nuk ka nguruar që të japë urimet e tij ku me anë të një postimi në Facebook është shprehur se ky koncert celebrohet pikërisht në përvjetorin e kësaj marrëdhënie dhe i uroi mbrëmje të këndshme kush do të jetë i pranishëm.

“MIRËMËNGJES, dhe sot, në ditën e fiks vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej”- ka shruar Rama.

Kryeministri, Edi Rama ka bërë te ditur se sot vendi ynë do të festojë për 100 vjetorin e marredhënieve Shqipëri-ShBA dhe hapjen e negociatave me BE-në. Në konvert do të jenë disa nga këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare si: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj etj.

By kristal