Grupi i hakerave ‘Homeland Justice’ të cilët kanë publikuar të dhëna mjaft sensitive të personave me të shkuar kriminale dhe dokumente të tjera shtetërore, ka reaguar duke dhënë një tjetër mesazh këtë mbrëmje.

Homeland Justice shprehet se ‘Kutia e Pandorës’ është hapur ndërsa thekson se qeveria arrogante e Ramës vazhdon të mohojë të vërtetën.

Duke bërë të ditur se posedojnë çdo informacion të mundshëm, hakerat shprehen se kanë të dhëna për çdo person me një të shkuar kriminale.

“Kutia e Pandorës është hapur. Qeveria arrogante vazhdon të mohojë në mënyrë të dëshpëruar të vërtetën. Kemi të gjitha informacionet e mundshme për çdo person me ndonjë histori kriminale.

Informacione të hollësishme të historisë, vendndodhjen dhe kontaktet aktuale të njohura, raporte të detajuara të bëra nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione të këtyre agjentëve të policisë.

Rreth 100,000 emra janë në këtë sistem, të dhënat e pasaportës dhe informacionet e udhëtimit janë bashkangjitur gjithashtu. Përmban më shumë se 20 baza të të dhënave të vogla brenda saj.”-shprehet Homeland Justice.

By kristal