TIRANË- Në foto është Alban Meneri, autori i cili dhunoi për vdekje fqinjin e tij, Nikolin Stakaën.

Konflikti mes tyre nisi për shkak të debatit që autori po kryente me një grua poshtë pallatit për shkak të parkimit.

Staka, 56-vjeç, me profesion mësues, i lindur në Laç dhe banues prej një muaji në Tiranë, i cili ka jetuar më parë në Belgjikë, kritikoi autorin për konfliktin që po bënte me një grua.

Meneri është ndjerë i bezdisur dhe i ofenduar nga kjo kritikë dhe i ka kërkuar Stakës që të zbresë poshtë në mënyrë që të sqarohen.

Pasi Staka ka zbritur poshtë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, gjymtyrë e qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 56-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen brenda në banesën e tij nga hemorragjia.

Konflikti ka ndodhur më datë 30, por trupi i pajetë u gjet në banesë më datë 31.

Policia ka deklaruar që Meneri është problematik dhe ka pasur edhe raste të tjera kur është përfshirë në konflikte të dhunshme.

By kristal