Justin Bieber ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Një përfaqësues i këngëtarit tha për ‘TMZ’, që Justin mësoi për diagnozën e tij të shtunën dhe se është në gjendje të mirë.

Koncerti i Justin në “T-Mobile Arena” në Las Vegas, i cili do të mbahej sot, tashmë është shtyrë për në verë.

Nuk dihet se kur saktësisht se kur u infektua me COVID, por mbetet ende për t’u parë nëse shfaqjet e tij në Arizona dhe Los Angeles, të dyja të planifikuara për këtë javë, gjithashtu do të ri-planifikohen.

 

U zbulua se shfaqja në Las Vegas ishte shtyrë për më 28 qershor në një deklaratë të postuar në “Twitter” të shtunën.

“Për shkak të rezultateve pozitive të COVID brenda familjes së Justice Tour, për fat të keq do të na duhet të shtyjmë shfaqjen e së dielës në Las Vegas. Justin është jashtëzakonisht i zhgënjyer, por shëndeti dhe siguria e ekuipazhit dhe fansave të tij është gjithmonë prioriteti i tij numër një. Nisja e turneut në San Diego ishte një sukses masiv, dhe Justin është i emocionuar për të sjellë këtë shfaqje spektakolare për fansat e tij në Las Vegas sa më shpejt të jetë e mundur. Data e riplanifikuar për në Las Vegas do të jetë e marta, 28 qershor. Rimbursimet janë të disponueshme në pikën e blerjes.”

By kristal