Ish-portieri legjendar i kombëtares së Spanjës dhe i ekipit të Real Madrid, Iker Casillas ka bërë një deklaratë shokuese për tifozët ditën e sotme, teksa ka dalë hapur për preferencat e tij seksuale.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Casillas ka deklaruar se është gei, duke kërkuar respekt për prirjet e tij.

Shokon ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas, me deklaratën e papritur: Jam homoseksual Casillas ishte i martuar me Sara Carbonero midis 2016 dhe 2021, dhe ata kanë dy fëmijë së bashku, megjithatë spanjolli ka marrë sot guximin duke i treguar botës historinë e tij të vërtetë.

Në sy ka rënë dhe një koment i një tjetër legjende spanjolle, Carles Puyol, i cili shkruan “Është koha të tregojmë historinë tonë”, shoqëruar me një zemër dhe puthje. Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë me këtë koment ish-legjenda e Barcelonës.

By kristal