Ashtu siç dhe ishte parashikuar Organizata “Aktiv për Durrësin”, organizoi dje një protestë, për ti thënë “stop” dhunës ndaj grave dhe vajzave. Dhjetra të rinj marshuan në Durrës, duke u nisur nga sheshi përpara bashkisë,  pasditen e së enjtes me mesazhe kundër abuzimit seksual të vajzave e grave dhe heshtjes së shoqërisë. Pjesëmarrësit në organizimin në formë proteste vendosën theksin edhe tek puna jo efektive sipas tyre e Policisë së Shtetit dhe gjykatave të vendit.Marshimi protestë erdhi pas rastit të një vajze 15 vjeçare që u abuzua seksualisht prej të paktën 2 vitesh nga roja 65 vjeçar i shkollës ku ajo mësonte. Të arrestuar janë edhe 3 të rinj që dyshohet se kanë abuzuar me vajzën duke u nxitur nga i moshuari, teksa ngjarja u bë publike vetëm pas denoncimit të vajzës në polici.

 

By admin