sh Kryeministri Berisha ka postuar një mesazh në faqen e tij në facebook ku shpjegohet qëndrimi antikombëtar i kreut të qeverisë Rama për problemin e kufirit detar me Greqinë.
“Edvin Zografi Bis për të mbuluar tradhëtinë e tij të lartë bën dudumin apo tuhafen. Ai u servir shqiptarëve matematikën e tradhëtarit apo shitjes së detit sipas të cilës 6 është më e madhe se 12 dhe se 12 është më e vogël se 6”, shkruan Berisha dhe poston edhe mesazhin e një qytetari.
Matematika e shitjes së detit dhe tradhëtisë kombëtare e Zografit Bis!
Miq, pasi shiti qindra e mirja milje detare ujrat shqiptare të detit Jon dhe pasuritë nënujore të gazit dhe naftës prej triliona euro duke njohur të ligjshëm vendimin e Greqisë për zgjerimin e ujerave të saj territoriale në detin Jon nga 6 në 12 milje, Edvin Zografi Bis për të mbuluar tradhëtinë e tij të lartë bën dudumin apo tuhafen. Ai u servir shqiptarëve matematikën e tradhëtarit apo shitjes së detit sipas të cilës 6 është më e madhe se 12 dhe se 12 është më e vogël se 6.
Këtu më poshtë keni denoncimin që i bënë aktit të shitjes se detit Zografi Bis nga qytetari dixhital. Sb
Kur 6 është më e madhe se 12, dhe 12 më e vogël se 6.
Në emisionin Opinion të ditës së Enjte, në Top Channel, Krieministri inë, Edi Rama u mundua të na mbushte mendjen ne Shqiptarëve se Berisha kishte bërë keq se i kishte dhënë Grekeve 6 km nga shelfi ynë detar, ndersa ai, lideri ynë me përmasa botërore, kishte vepruar më mirë se Berisha se i kishte dhënë Grekeve 12 km nga shelfi ynë detar, por këtë po e bente nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Ky i shkreti është i ndershëm si Pons Pilati kur dënoi Krishtin. Me logon dhe demagogjinë e tij n’a genjen dhe na mashtron çdo ditë, por tani ka arritur në pikën e talljes me popullin tonë.