Një aksident horror ka ndodhur rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik.
Viktimat janë Denis Gjeta 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, që të dy banues në Tiranë. Shoferi që humbi kontrollin e mjetit është Marsel Busho, 35 vjeç. Ai gjendet i plagosur në spital, në Tiranë.
Marsel Busho, duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij e për pasojë mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Siç shihet nga foto, mbrojtësja ka çarë mespërmes mjetin duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy prej të rinjve.
Në këtë tragjedi rrugore kanë ndërruar jetë në vend pasagjerët Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç nga Tirana.
Shërbimi zjarrfikës nxori trupat e pajetë nga mjeti.
Drejtuesi i mjetit, Marsel Busho u transportua për te Trauma në Tiranë.
Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.