Një video është publikuar ditën e sotme ku një vajzë përplaset me disa punonjës në Tiranë që kanë filluar mbledhjen e qenëve të rrugës.

Videoja është publikuar nga faqja “Animal Rescue Albania”, e cila ngre shqetësimin për fatin e qenëve të rrugës.

Vajza e cila përplaset me punonjësit duket mjaft e revoltuar, ndërkohë ajo ia del në fund që të shpëtojë njërin nga qentë.

“O lëshoni qenin se do të të bëj denoncim. Lësho qenin. Do çoj gjithë pallatin,”, dëgjohen vajzat në video.

Mirëpo një shpjegim më të qartë lidhur me gjithë situatën ka dhënë vete faqja: “E tmerrshme! Që pa gdhirë mirë,fillim muaji e njëjta fushatë si gjithmonë! Pastrojnë rrugët & fati i këtyre qenve nuk dihet! Skandaloze mënyra e komunikimit & trajtimi që u bëhet qenve në momentin që kapen! Mos lejoni të marrin qentë e pallateve ku ata janë si me shtëpinë e tyre! Mos lejoni ti vrasin! Kundërshtoni fortë se hallet e shqiptarëve nuk janë këto! Shpërndajeni masivisht videon! Shqiptarët i duan kafshët & kujdesen dhe për ato që nuk kanë shtëpi! Sensibilizimi sot i gjithë pallatit bëri që ata “HAJDUTE” të linin qenin të lirë edhe pse në gjendje të keqe & u zhdukën sa hap e mbyll sytë!”

 

By kristal