Gjirokastër- Aksident me motor në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “Virua”, motomjeti tip “BMW”, me drejtues A. Ll., 32 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues B. R., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

By kristal