Gjatë një raporti në çift, dinamikat janë të ndryshme dhe mundësia për t’u lodhur nga personi tjetër nuk duhet nënvlerësuar kurrë. Mund të ndodh për shkak të ndryshimeve në karakter, kohës jo cilësore të kaluar së bashku, apo thjesht sepse dikush zbulon që nuk është më i dashuruar me personin që mendonte se do të ishte përgjithmonë. Në këtë artikull do të zbulojmë se cilat janë shenjat e horoskopit që lodhen më shpejt nga partneri.

Dashi

Personat e lindur nën shenjën e Dashit tentojnë të lodhen shumë shpejt nga partneri. Shpesh ndodh sepse kur zgjedhin, bazohen më tepër në valën e entuziazmit që i ka përfshirë se sa në bindjet e tyre. Gjithashtu këta persona kanë shumë pretendime e pritshmëri dhe lodhen duke qëndruar në të njëjtin vend. Kërkojnë variacion, prandaj nëse dëshironi një jetë të qetë, me një dash do të jetë e vështirë.

Binjakët

Duhet pranuar se të lindurit në shenjën e Binjakëve janë të luhatur dhe gjithmonë gati për të ndryshuar këndvështrim, edhe ndaj personave me të cilët zgjedhin të shoqërohen. Që të mos lodhen, kanë nevojë për dikë që ua bën jetën gjithmonë e më speciale. Ata afeksionohen shpejt, por e ndiejnë që u mungon diçka, kështu që dinë si ta çojnë drejt fundit një histori, sado e rëndësishme qoftë.

Virgjëresha

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës janë njerëz që kërkojnë stabilitet në jetë. Por në të njëjtën kohë, duan të kenë hapësirat e tyre për t’u argëtuar dhe shijuar jetën. Kanë tendencën të lodhen shpejt në dashuri, por ama kjo ndjesi u zhduket kur kuptojnë se janë shumë të përfshirë me personin që kanë në krah. Që historia me ta të zjgasë, duhet t’i hidhni pak kripë herë pas here, në mënyrë që gjërat të mos bëhen shumë të parashikueshme.

Shigjetari

Të lindurit në shenjën e shigjetarit kanë nevojë të ndihen të gjallë, që do të thotë se duan pranë dikë që t’i bëjë të argëtohen dhe t’u japë spunto të reja. Kur kjo nuk ndodh lodhen duke e vënë raportin në një provë të vështirë dhe nuk hezitojnë të ndahen sepse aspirojnë për diçka më shumë. Situata ndryshon kur ndihen vërtet të dashuruar, por kjo ndodh për një periudhë të limituar kohe dhe më pas fillojnë të shikojnë rrotull.

By admin