Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka paralajmëruar një shtrëngim të masave.
Brataj tha se me rritjen e numrit të të infektuarve, mund të zbresë ora e mbylljes, duke sjellë një zgjerim të fashës orare të izolimit, raporton Report Tv.
Brataj tha se mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet e infektimit me Covid-19.
Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. “Lock Down” është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme,”– tha Brataj.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruar 1052 persona të prekur me Covid-19 dhe 14 persona humbën jetën.