Një lajm i trishtë ka mbërritur ditën e sotme.
Pros. As. Agim Sulaj mësohet se ka humbur jetën pas një beteje të gjatë me Covid.
Lajmin e trishtë e ka ndarë me publikun edhe Presidenti Ilir Meta.
‘Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh.
Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe nxënësve të tij!