Ata janë kapur në flagrancë, duke tentuar të kultivojnë kanabis në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Milot të Kurbinit.
Sipas policisë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Kurbin, Lezhë
Vijojnë kontrollet e shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë Kurbin janë evidentuar dhe goditur dhe 2 raste të tjera të tentativës për kultivim të kanabisit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në Milot, Kurbin. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetaset: F. K., 52 vjeçe dhe V. I., 52 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin. Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Milot, Kurbin. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.