Ngjarje e rëndë në Afrikën e Jugut. Një përdhunim kolektiv ka ndodhur ndërsa 8 modele po realizonin një videoklip në një minierë të braktisur.

17 burra me kapuç u shfaqën papritur në sheshin e xhirimit duke i kërcënuar me armë, e për më tepër duke gjuajtur edhe në ajër.

Grupi po xhironte një video muzikore ungjillore në një minierë të braktisur në provincën Gauteng, të Afrikës së Jugut dhe u përpoqën të shpëtonin nga sulmi i agresorëve duke vrapuar, por u ndaluan nga një breshëri të shtënash në ajër.

Më pas ato u detyruan të shtriheshin në tokë ndërsa grupi i burrave që mbanin kapuç iu afruan duke ju marrë telefonat e tyre celularë, bizhuteritë, çantat, paratë e gatshme dhe pajisjet e xhirimit përpara se t’i përdhunonin.

Policët hynë në një përleshje me armë, ku u vranë dy minatorë dhe u plagos një tjetër.

Pas shkëmbimit të zjarrit u arrestuan 65 minatorë të paligjshëm, ndërsa zëdhënësja e policisë tha se ekuipazhi prej 22 personash (12 gra dhe 10 burra) po filmonin një video muzikore kur u sulmuan nga një grup burrash të armatosur.

Besohet se modelet kishin ardhur nga Johanesburgu aty pranë dhe ishin punësuar vetëm për një ditë.

By kristal